Vaksinimi anti-Covid në Europë nis më 27 dhjetor

Vjen data e shumëpritur.

Megjithëse nuk ka ende dritë jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), vaksinimet në Evropë kundër Covid-19 do të fillojnë në 27 Dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi datën e nisjes së vaksinimit; dy ditë pas Krishtlindjes.

Pritet tashmë një dritë jeshile nga autoriteti rregullator ndërsa vaksina Pfizer-Biontech është autorizuar nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.