Pengu i Miss Kosovës: Ja si i ofendoi gazetari shqiptar, vajzat e Kosovës natën finale

Bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, e cila u shpall 'Miss Univers Kosova' vetëm disa javë më parë, ka qenë e ftuar në emisionin Glamour Zone në Rtv Ora. 

Ajo ka rrëfyer përballë moderatores Ester Bylyku, një moment të sikletshëm dhe që vërtetë është ndjerë e ofenduar gjatë konkursit për më të bukurën.

Ester Bylyku: Cili person publik të ka zhgënjyer kur e ke takuar përballë?

Blerta Veseli: Në mbrëmjen finale, jam zhgënjyer nga një gazetar shqiptar i cili tha përpara publikut, se vajzat e Shqipërisë janë më të bukura se të Kosovës. Mu duk një koment pa vend dhe ofendues.

https://www.youtube.com/watch?v=tUtddVRqz8g