Djali i reperit shqiptar përplaset nga makina dhe përfundon në spital, ja si është gjendja e tij

Reperi i njohur, Duda ka treguar me anë të një postimi në InstaStory, se një nga djemtë e tij është përplasur nga një makinë në Londër dhe ka përfunduar në spital.

 Ai ka publikuar një foto të djalit, në të cilën dallohen dëmtimet e lehta që ai ka marrë në fytyrë. Ai ka treguar se djali është shëndoshë e mirë dhe kjo falë mjekëve dhe Zotit.

 Pak ditë më parë, reperi festoi 35-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast publikoi një foto me 3 fëmijët e tij.

Sot bëj 35 vjeç, fëmijët sa unë vetë… faleminderit Zotit për gjithë këto vjet me gjithë këto të mira”, shkroi Duda përkrah fotos me fëmijët e tij.