Covid i merr të ëmën blogeres shqiptare: Më fal o mami që nuk e mbajta premtimin

Blogerja e njohur shqiptare, Linda Doko ka humbur të ëmën për shkak të Covid-19.
Ka qenë vet ajo e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit.
Blogerja i kërkon falje të ëmës pasi sipas saj nuk mundi dot të mbante premtimin që do e luftonin dhe do e mundnin këtë virus.

“Ti luftove fort e embla ime per te mos u larguar nga kjo jete ,,ne luftuam bashke dhe une te premtova qe do ishim bashke deri ne fund
Me fal o ma qe nuk e mbajta fjalen por te lutem nese je duke me pare me jep bekimin tend dhe pak nga forca jote.


Une kam pas frike nga vdekja por tani qe ti nuk je me asgje nuk me tremb sepse e di qe ti do me presesh me krahe hapur siç beje gjithmone. Te gjithe me thone behu e forte por une forcen time e futa ne dhe sot ,ti ishte forca ime ,mbeshtetja ime me e madhe.Qofte mallkuar ky virus qe t’u rikthye dhe te largoj prej meje pergjithmone.Pusho ne paqe se luftove mjaftueshem .Linda jote nuk do qesh dot me kurre si ne kete foto prane teje ”- shkruan ajo krah fotoa me të ëmën.