Habit këngëtari, e thotë troç: Fero vetëm artist që nuk është

Këtë të shtunë në emisionin "Shoëbizz" në Rtv Ora ka qenë i ftuar këngëtari, Stefan Marena i cili ka folur mbi jetën e tij private, profesionale dhe duke mos lënë pa përmendur as pritshmëritë që ka nga Festivali i Këngës.

Gjatë intervistës të bërë me moderatoren e emisionit, Ajli Hoxhaj, Stefan ka shprehur haptazi mendimin e tij për tregun muzikor në vendin tonë duke thënë se sipas tij këngëtarët e rinj vetëm të tillë që nuk janë.

Dhe këtu e kishte fjalën për reperin e njohur, Fero të cilin nuk e konsideron aspak artist.

"Te reperët nuk jam shumë dakort, si tip i Feros. Nuk besoj së është artist, është në rregull por, mua nuk më pëlqen"-thotë ai.