Henrik i "Dy Botë" bën bujë me deklaratat: Influencoj mamat dhe Megi Pojanin nudo

Jeni ndjekës të spektaklit më të ri "2 Botë" në Rtv Ora? Atëhere nëse po padiskutim që i njihni dy konkurrentët më karizmatik , Henrik Mici dhe Pamela Jonuzi.

Henrik është ai 'tironsi' tipik me një sens humori i i cili çdo të shtunë arrin të dhurojë të qeshura dhe emocione te shikuesit.

Ndërsa, Pamela është një nga bukuroshet e spektaklit e cila me çiltërinë e saj ka vjedhur zemrat e të gjithëve. Në të gjitha puntatat ajo ka ditur si të dhurojë spektakël  dhe performanca mjaft gazmore.

Të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora, Pamela dhe Henrik na treguan më shumë mbi spektaklin dhe famën që ai po u jep.

Pas dëshirës që shprehu për të parë nudo Megi Pojanin, Henrik ka vendosur të bëjë përsëri zhurmë. Gjatë bisedës në studio ai tregon se ka marrë feedback më shumë nga moshat e mëdha kryesisht nga mamat.

"Nuk e di pse po feedback është nga moshat më të mëdha, nga mamat. Më thonë më pëlqen humori jot"- tregon ai