'Ai më bëri pyetje +18': Redona Koci tregon momentet e sikletshme me Turjan Hyskon
Modelja bukuroshe Redona Koci, ka rrëfyer në emsionin 'Glamour Zone' në RTV ORA, momentin më të sikletshëm televiziv.
Në fakt, kjo histori daton shumë vite mëparë, pikërisht në intervistën e Redonës me Turjan Hyskon, në emisionin e 'Oktapod', rubrika 'Në shtrat me ....'.
Ester Bylyku: Redona, nga të gjitha daljet e tua televizive, cili ka qenë më i sikletshmi?
Redona Koci: Më e sikletshmja ka qenë intervista ime e parë. Ka qenë me Turjan Hyskon, madje ka qenë dhe live. Më ka vendosur në një siklet të paparë. Pyetjet nuk ishin të nivelit tim. Nuk më pëlqyen, por u përpoqa ta kaloja me sportivitet, dhe t'i ktheja përgjigjet e duhura. Isha shumë në siklet. Nuk e mendova që pyetjet do ishin ekzagjeruar deri në atë masë.
Ester Bylyku: Kanë qenë pyetje +18 dhe nuk ishe paralajmëruar për këtë pjesë?
Redona Koci: Jo, nuk më kishin thënë.