Foto/ Kockë e lëkurë brenda kopshtit zoologjik, ja pamjet e luanit që po tmerron botën

Brenda një kopshti zoologjik në Nigeri është zbuluar një luan i pa ushqyer dhe i keqtrajtuar, nga një vizitor i huaj.  

Shqetësimi u ngrit nga një person që kishte shkuar për të eksploruar kopshtin zoologjik Gamji Gate në Kaduna.

Pasi bëri pagesën për t’u futur në kopshtin zoologjik që menaxhohej nga shteti, ai u përball me një luan, që nuk dukej si i tillë, pasi ishte në prag të ngordhjes si pasojë e mosushqyerjes.

“Në momentin e parë u trondita. Isha i befasuar. U bëra nervoz pasi ishte hera e parë që shihja një luan në atë gjendje”.

 I shqetësuar nga ajo që pa, ai regjistroi pamjet dhe menjëherë kërkoi ndihmë nga shoqatat.

Menjëherë ka reaguar një shoqatë pas publikimit të pamjeve të rënda, duke filluar një operacion për shpëtimin e kafshëve nga ky kopsht.