Puthi djalin në buzë, Jonida Maliqi i kthehet ashpër ndjekëses

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka publikur një fotografi në rrjetin social Instagram, bashkë me djalin e saj, ndërkohë që puthen në buzë bashkë.

Dashuri e pakushtëzuar që të ringjallë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Jonida.

Mirëpo, jo të gjithë i shohin gjërat njësoj. Një komentuese i ka shkruar këngëtares:“Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme”.

Artistja nuk i ka pritur aspak mirë këto fjalë dhe përgjigja ndaj ndjekëses ka qenë e menjëhershme.

Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”, i është kthyer Jonida.

Në fakt edhe personazhe të tjerë të famshëm janë përballur më herët me të tilla komente, por jo të gjithë mendojnë njësoj.