VIDEO/Joe Biden President, lotët e komentatorit në CNN: Është një ditë e mirë për shumë njerëz

Van Jones nuk i mbajti dot lotët, duke u shfaqur tejet i prekur ndërsa komentoi zgjedhjen e Joe Biden President:

"Sot është më lehtë të jesh baba dhe t'u thuash fëmijëve të tu se e vërteta është e rëndësishme, se të jesh një person i mirë është e rëndësishme. Sot gjithçka është më e lehtë për shumë njerëz. Nëse jeni mysliman në këtë vend nuk duhet të shqetësoheni se Presidenti nuk ju dëshiron më këtu. Nëse jeni emigrant nuk duhet të shqetësoheni më sepse Presidenti është i lumtur që djali juaj është ndarë nga ju. Është një ditë e mirë për kaq shumë njerëz. "Nuk mund të marr frymë" ... nuk ishte vetëm George Floyd që nuk mund të merrte frymë, kishte kaq shumë njerëz që nuk mund të merrnin frymë. Në këto vite ne jemi zgjuar dhe  kemi lexuar të gjitha ato twitte. Shkon në një dyqan dhe shikon që njerëzit që dikur do të kishin pasur frikë të tregonin racizmin e tyre tani janë bërë gjithnjë e më të këqinj, dhe shqetësohesh për fëmijët e tu, për motrat tua. Është shumë e rëndësishme për ne tani që më në fund të kemi pak paqe". Më vjen keq për njerëzit që kanë humbur, për ta nuk është një ditë e mirë, por për shumë njerëz është me të vërtetë një ditë e mirë. "

Van Jones është një avokat, aktivist dhe shkrimtar. Ai ka punuar në të kaluarën me Presidentin Barack Obama dhe shpesh komenton mbi ngjarjet politike dhe aktuale në CNN.