Shtim të rasteve të reja, mbyllet shkolla në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2020, 09:17
Një shkollë në Dragash të Kosovës është vendosur që të mbyllet si pasojë e shtimit të rasteve me Covid në vend.
Shkolla “Ruzhdi Berisha” u vendos të mbyllet deri në një datë pa caktim pas konsultimeve mes Taksforcës për arsim dhe IKSHP.
Shkolla do t'i nënshtrohet një procesi dezinfektimi, teksa mësimi do të zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor.
Ditët e fundit Kosova është përballur me luhatje të kurbës së infeksioneve me Covid-19.