Kina me strategji të re kundër Covid-19, testohen 9 milion banorë në pesë ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2020, 08:55
Populli i qytetit të Qingdao në Kinë do ti nënshtrohet testimit për Covid-19 në 5 ditë.
Testimi masiv ka ardhur si pasojë e dhjetëra rasteve të reja të infeksioneve.
Qingdao ka një popullsi prej 9 milion banorësh, të cilët pritet ti nënshtrohen testit, teksa një metodë të tillë autoritetet përgjegjëse kineze e kanë quajtur si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll pandeminë, raporton BBC.
E njëjta gjë ndodhi edhe në maj, kur i gjithë qyteti i Wuhan, ku edhe mendohet se nisi virusi, iu nënshtrua testit.
Autoritetet e Kinës tashmë e kanë kthyer në strategji testimin masiv në momentin e parë kur një zonë shfaq të infektuar. Deri më tani ka rezultuar e suksesshme.