Harroi teksin para publikut, këngëtari shqiptar rrëfen situatën e sikletshme

Xhieldo Hyseni ndan jetën e tij artistike mes operës dhe pop-it.  Vokalisti i një ndër grupeve më të njohura në Shqipëri, Alar Band ishte i ftuar mëngjesin e ditës së sotme në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora ku foli për rikthimin e grupit Alar Band me 2 projekte të reja dhe për jetën e tij në opera.

Si të gjithë këngëtarët e tjerë edhe Xhieldo është përballur me disa momente të sikletshme teksa ka qenë duke performuar. Këngëtari ka harruar tekstin dhe për të mos u kuptuar nga publiku menjëherë ka reaguar duke gjetur zgjidhjen më epike.

"Në muzikën e lehtë më ka ndodhur të mos e mbaja mend tekstin fare. Sa fillova të këndoja strofën e parë, refrenin nuk e dija fare dhe çfarë të bëja fillova të thoja hajde të këndojmë të gjithë bashkë, që ta këndonte publiku.  Sa filluan ata pastaj u kujtova dhe vazhdova të këndoja" - tregon ai.

https://youtu.be/tMtgxpxFi-Y