Covid-19/ Trump i shtruar në spital, 48 orët e ardhshme do të jenë kritike

Vetëm disa minuta pasi mjeku i Presidentit Donald Trump paraqiti një raport të përgjithshëm mbi gjendjen e tij, një burim i afërt me presidentin, që besohet të jetë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, gjithashtu informoi gazetarët të shtunën në mëngjes dhe dha një deklaratë më shqetësuese.

 “Gjendja e  Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishte shumë shqetësuese dhe 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për sa i përket kujdesit të tij. Ne ende nuk jemi në një rrugë të qartë për një rimëkëmbje të plotë "-tha ai në deklaratë, e cila iu dërgua anëtarëve të grupit të Shtëpisë së Bardhë.

Mjeku i Presidentit Donald Trump tha se ai ka qenë në një gjendje të mirë dhe deri tani nuk ka qenë e nevojshme ti vendosin oksigjen.