Revista prestigjoze "Forbes" artikull për Kosovën: Vizitojeni, Rita Ora vjen prej andej

Revista e famshme 'Forbes' së fundmi kapublikuar një artikull për disa vende të botës që mund të vizitohen lehtësishtnë kohë pandemie.

Hapësirë të veçantë u është dhënë këtyre katërshteteve: Kosovës, Kolumbisë, Marokut dhe Republikës Domenikane.

Ndër të tjera në artikull është theksuar njëarsye shumë e veçantë se pse duhet vizituar Kosova.

"Forbes" rendit një arsye më shumëpër ta vizituar atë, për vetë faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është nga  Kosova.

Në artikull shkruhet gjithashtu për klipin“Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë,si një dedikim për vendin e saj amtar.

Ja çfarë shkruhet në artikullin e"Forbes"

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim. Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”

Në foto: Artikulli i prestigjozes "Forbes"