Prej vitesh lypës në semafor, 60-vjeçari fiton premion e jetës me një gërvishje

Një 60-vjeçar nga Jesi (Ankona), i papunë prej disa vitesh, dhe që jetesën e tij e siguronte duke lypur në semaforët e një prej kryqëzimeve më të popullura, i ka rënë bingoja e jetës.

Ai u bë fitues i 300 mijë eurove me një biletë gërvishëse prej 5 eurosh më16 gusht, por vetëm tani i ka marrë paratë.

Biletën e kishte blerë në një tabakino dhe në shenjë mirënjohje ai uparaqit te shitësi me një çek të madh.

Titian, ky është emri i fituesit, e humbipunën e tij disa vjet më parë në një kompani pastrimi ku ishte i punësuar dhetani jeton me nënën e tij të moshuar në një zonë të populluar të qytetit. 

Ai është mjaft popullor në zonë dhe njihetnga të gjithë për mirësinë e tij dhe gjithashtu për gatishmërinë e tij për tëbërë punë të vogla. 

Para se të fitonte biletën gërvishtëse, aiishte paksa si nuskë e shoferëve: duke pritur jeshilen në semafor, ai hidhte kapelëne tij të verdhë në ajër dhe e merrte përsëri duke pritur që ndonjë nga shoferëttë hidhte ndonjë qindarkë.

Me procedurat për tërheqjen e çmimit tëmadh e ndihmuan punonjësit e bankës dhe ai në shenjë mirënjohje i ftoi të gjithëpër darkë.

Pronari i Tabaccheria delle Logge në rrugënVerdi tha se "ai ishte i pasigurt nëse do të blinte një makinë, por më paszgjodhi një biçikletë të bukur sepse i pëlqente të ndihej i lirë". 

Ndërkohë Titian hoqi mjekrën dhe shkurtoi flokët e tij të gjatë, një pamje me të cilën ai ishte bërë i njohur në të gjithë qytetin.