Covid-19 i detyroi ta lenë pas, qeni besnik udhëton 10,000 milje për t'u ribashkuar me pronarët e tij

Të gjithë qentë e mirë dhe besnikë përfundimisht e gjejnë rrugën për në shtëpi. Ndonjëherë, si Pipsqueak qen "wiener" të cilit ju deshën 10.000 milje për të arritur pranë pronarëve të saj.

Little Pip ishtebllokuar në Karolinën e Jugut në kulmin e pandemisë pasi pronarët u detyruan tëbraktisnin udhëtimin e tyre me vela në të gjithë botën dhe të fluturonin për nëAustrali.

Me mbylljen e shpejttë kufijve, Zoe dhe Guy Eilbeck, dhe djemtë e tyre Cam dhe Max, kishin më pakse 48 orë për të paketuar gjithçka nga jahti i tyre 40 metra pasi u ankoruan nëHilton Head Island.

Rregullat e ashpra tëAustralisë për importin e kafshëve shtëpiake  nuk e lejonin qenin të shkonte me ta,

Dhe u detyruan që tëlinin qenin nën kujdesin en jë miku të tyre, duke menduar se do të kthehen pasgjashtë javësh për ta marrë.

Pas shumëtelefonatave, Zoe zbuloi se familja mund të importonte Pip nëse kalonin nëpërZelandën e Re dhe arritën të merrnin qenin e tyre të vogël në një fluturim ngaLos Angeles në Auckland.

Zoe vendosi tëpostonte një mesazh në rrjetet sociale duke kërkuar këdo që udhëtonte nga bregulindor në perëndim.

Melissa Young, e cilapunon për fondacionin e shpëtimit të qenve Fondacioni Sparky, pa njoftimin dhe  doli vullnetare  për të fluturuar nëpër Amerikë me Pip.

Pip arriti në Auckland më 23 korrik dhe hyri në karantinë brenda natës para se të fluturonte në Melburn, ku kaloi edhe 10 ditë në karantinë, siç është e detyrueshme për çdo kafshë shtëpiake që vjen në Australi nga përtej detit.