Ardit Roshi shpërthen për të paaftët e sahanlëpirësit në televizione

Ardit Roshi, gazetari dhe moderatori i njohur ka qenë i ftuar ditën e sotme në "Ditë e re" me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën në RTV Ora.

Arditi ka folur në program për karrierën e gjatë televizive si gazetar, megjithëse nuk e quan veten të tillë pasi mendon se gazetar të bën shkolla, si dhe projektet e reja.

Arjola Shehu i bëri pyetjen Arditit, se çfarë nuk i pëlqen atij nga situata televizive në vend:

Ardit Roshi: "E kam thënë, sahanlëpirësit. Të paaftët. Njerëzit e papërgatirur, njerëzit e palexuar, kush i vë në punë këta njerëz? Të gjithë e dimë që në televizion ka klane interesi"- u shpreh Ardit Roshi,

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër!