Gjobë për maskën? Më mirë futem në arkivol
Indonezia është një ndër shtetet që është goditur më keq ngakoronavirusi në Azinë Jug Lindore dhe autoritet po gjejnë mënyra nga më tëndryshmet për të bindur njerëzit që të vendosin maskën.
Nëse nuk mbahet maska ka dënime. Një ndër to është dhe vendosja në një arkivol. Nisma u prezantua të mërkurën por u braktis të premten për shkak të zhurmës që ngjalli mes qytetarëve raporton BBC.
Ndëshkimi u zëvendësua me një dënim alternativ atë të 17 dollarëve gjobë, ose shërbime në komunitet, e cila kryesisht ka të bëjë me pastrimin e rrugëve.
Por jo të gjithë mendojnë se kjo eshte e duhura. Ka nga ata që ndëshkimin me qëndrimin në arkivol për një kohë e shohin si më të lirën dhe më të përshtatshem në krahasim me pagimin e një gjobe apo pastrimin e rrugëve.