Pamje të çuditshme, klipi ku Kim Kardashian 'sjell në jetë' të motrën Kylie Jenner

Regjisori Eli Russell Linnetz zbuloi nëInstagram videoklipin e këngës "Feel Me" që u xhirua, por që nuk u publikuaasnjëherë më parë.

Kjo këngë iu dedikua motrave Kim Kardashian dhe Kylie Jenner në janar të vitit 2017 nga Kanye West dhe Tyga, asokohe baxhanakë.

“Këtë exhirova tre vite më parë. Askush nuk e ka parë. #feelme”, shkroi regjisori Linnetz

Kylie dhe Kim shfaqen njëra pas tjetrës në video,të veshura me të brendshme. Në fund, Kim qëndron e ulur me këmbë të hapura, ndërsaKylie ecën dejt kamerës, dhe jep idenë se motra e saj më e madhe po e sjell nëjetë.

“Kuptimi metaforik është se nuk do të kishte Kylie Jenner, pa Kim Kardashian”, u shpreh Linnetz për E!News

https://www.instagram.com/tv/CEpEKlWAvTg/?utm_source=ig_web_copy_link