U divorcua nga themeluesi i Amazon, bëhet gruaja më e pasur në botë

Ish-gruaja e Jeff Bezos,  MacKenzie Scott është bërë gruaja më e pasurnë botë pasi aksionet e Amazon pësuan rritje gjatë situatës të pandemisë sëkoronavirusit.

Scott, zotëron 4 përqind të aksioneve në gjigantin e tregëtisëelektronike. Ajo vitin e fundit ka shtuar 30.3 miliardë dollatë të tjera nëbilancin e saj, duke e çuar pasurinë e saj në 67.4 miliardë dollarë marramendësbën të ditur Indeksi i Miliarderëve Bloomberg.

Kjo rritje ka ardhur pas situatës të pandemisë, pasi qëndriminë shtëpi  ka detyruar konsumatorët të bëninporosi në internet.

Aksionet janë rritur nga 2,000 në 3,500 dollarë që ngafillimi i vitit 2020.

Gjatë periudhës të pandemisë të pasurit janë bërë akoma dhemë të pasur, duke u rritur me 800 miliardë dollarë, ndërsa amerikanët  e zakonshëm dhe miliona njerëz që kanë humburpunën  e gjejnë veten duke luftuar përbukën e gojës

Rritja e pasurisë së Scott e ka bërë si gruan më të pasur nëbotë dhe një ndër 12 njerëzit të cilët kanë llogarinë bankare me shuma marramëndëse.

Si pjesë e 'The Giving Pledge' një angazhim midis disa prejmë të pasurve të vendit për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre, Scottka dhënë 1.7 miliardë dollarë për organizata jofitimprurëse. 

Pozicioni i ri i saj  në vendin e parë vjen pas zgjidhjes së saj të divorcit  nga themeluesi i Amazon Bezos korrikun e kaluar.