Me Kuran në duar, Stresi: Ndoshta nuk jam në rrugën që ti i madhi Zot do me m'pa

Arkimed Lushaj, ose i njohur në botën e artit si reperi Stresi, komentohet shpesh në media.

Shpesh për ngjarje që e etiketojnë atë si "bad boy" apo për lidhjen e tij me Kejsin, me të cilën është ndarë së fundmi.


Në postimin e tij të fundit, Stresi shfaqet me Kuran  në duar teksa i drejton disa fjalë Zotit:

“Ndoshta nuk jam në rrugën që ti i madhi Zot do me m’pa, por veç mirë kam bo. Në besë nuk kam pre spiunuar kurrë. Mirë kam bërë po aq shumë sa dhe veten kam lënë mbas dore, por një gjë është e sigurt, besimi në ty 1000 për qind”, ka shkruar ai.