Një jetë bashkë, historia e çiftit që ndërruan jetë brenda 11 ditësh nga koronavirusi
Kjo është historia prekëse e një çifti ngaKalifornia të cilët fatkeqësisht humbën jetën nga koronavirusi, 11 ditë larg njëri-tjetrit.
Keith dhe Gwendolyn Robinson u njohën nëgjimnaz ku u bën dhe shokë të ngushtë. Më pas ata ranë në dashuri e në moshën35-vjeçare u martuan.
Djali i tyre Adams, tregon për CNN një historitë rrallë dashurie për prindërit e tyre. Ai thotë se ata bënin gjithçka bashkëdhe nuk pranonin kurrë të ndaheshin.
"Kjoështë historia e dy zogjve të dashuruar. Ata më treguan mua si të dashuroj dhesi të përkujdesem për të njerëzit e dashur" -thotë Adams.
Keith, 62 vjeç ishte një shofer kamioni përkompaninë UPS. Ai ishte i pari që shfaqi simptoma të koronavirusit, por dukeqenë se ishte me diabet, Keith mendoi se ishin thjeshtë simptomat e sëmundjes sëtij.
Por një javë më vonë, Gwendolyn, 60 vjeçe,shfaqi simptoma të koronavirusit por akoma më të rënda se bashkëshorti i saj.Por gjendja e saj u përkeqësua më shpejt pasi ajo vuante nga astma dhe prej njëviti kurohej për një lloj kanceri në gjak ku mjekët i kishin planifikuar dheseanca kimioterapie.
Dy ditë pas bashëkëshortit u shtrua dhe Gwendolynku vetëm 4 ditë më pas, fatkeqësisht ajo ndërroi jetë teksa fliste në telefonme kamera me nipërit dhe djalin e saj, Adams.
Pikëllimi i bashkëshortit ishte shumë i madh, icili deri tani kishte rezistuar deri më tani, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësuashumë. 11 ditë pas bashkëshortes, ndërroi jetë dhe Keith.
Ceremonia mortore e çiftit do të zhvillohet në Vallejo, Kaliforni më datë 12 gusht.
