Gerta Shino i jep fund beqarisë, martohet me partnerin parukier

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino i ka dhënëfund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj disa vjeçar Florent Avdulahi.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Gerta përmes njëpostimi në “Insatagram” ku shihet e veshur me të bardha pranë partnerit.

“Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime, nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar ajo krahas fotos.