Letër e hapur për gazetarët shqiptarë

Të nderuar gazetare te shtypit te shkruar dhe medias audio-vizuale!Duke vleresuar lart misionin dhe rolin tuaj- ne nje mjedis aspak te favorshem per lirine e medias,- ne nje vend ku pushteti sjell para dhe parate e grabitura buxhetit te ngjitin ne majat me te larta te pushtetit,- ku eshte perhere e me e veshtire te besh dallimin midis atij qe shkel ligjin dhe atij qe paguhet me taksat e qytetareve per te ruajtur te parin,- ku eshte gati-gati e pamundur per te dalluar fjalet e politikaneve nga veprat (e munguara) te tyre qe shfaqen vetem ne fushaten zgjedhore dhe mandej ne mas-media,- ku qytetaret si dele (jo si dele-gate) votojne listen e kryetarit pa ditur se cfare pasanikesh pa tru te pasuruar nga pushteti e banditesh me emra te nderruar e te denuar apo te kerkuar nga drejtesia perendimore ka kjo liste,-ku propoganda e ngritur ne sistem zhurmon dhe mbyt zerat kritike dhe “era e lirise” fryn vetem ne Fabebook e rrjetet e tjera sociale,- ku ligjet behen vetem per syte e te huajve dhe jo per te miren e qytetareve te vendit,- ku fjalet “punesim e mireqenie” po dalin nga fjalori i perditshem dhe jane zevendesuar me fjalen “reforma” ter cilat mungojne,- ku pronen e gezon ai qe eshte “me i forte” dhe qe ka padyshim mbeshtetjen e politikes/shtetit,- ku investitoret perendimore e shohin vendin si te fundit te mundshem per te investuar parate e tyre,- ku anglezet ne dilemen e tyre te madhe “to be or not to be (EU member)” gjejne rastin te bejne humorin e tyre te holle,ku “rregulli i e djeshem” gati ndrin ne krahasim me amulline e te sotmes,- ku “largimi/ikja” eshte kryefjala qe shqipton i riu apo e reja sapo fillon te kuptoje boten perreth,- ku shpresa venitet si ne nje “toke te baktisur” (no men’s land),- ku fjala “shtet” barazohet “pushtet”kam kenaqesine te ndaj me ju shpresen per reformen ne drejtesi qe ndoshta fillon dhe nje harkun e 10 viteve te dekades se ardhshme, lista e mesiperme do te filloje te zvogelohet dhe ne vend do te bjere “era shtet” dhe jo “vetem ere…” E duke qene se kjo eshte nje rreze shprese sic eshte nje qiri ne nje nate te ftohte dimri me ere e stuhi, keto dite filloi edhe “dekriminalizimi”, nje nisme qe pakkush e beson, se largimi i kontigjenteve te krimit nga rreshtat e pare te perfaqesimit me te larte politik dhe institucional do te zvogeloje influencen e tyre ne tendera, ne emerime, ne kultivim e tregtim droge, grabitjen “me ligj” e copave te Shqiperise permes koncesioneve e te tjera si keto…Meqe jemi te kjo teme, e meqe mbreme u mesua se nje drejtues lavatriceje per pastrim parash - sic eshte sporti ne “vendin e shqipeve” - rrahu barbarisht nje gazetar per shkak te detyres (histori qe ka ndodhur edhe me pare ne raste te ngjashme) ju sugjeroj juve e permes jush atyre qe pretendojne se perfaqesojne qytetaret, (ne fakt perfaqesojne kryetaret e partive) te amendojne ligjin per dekriminalizimin duke zgjeruar objektin e ketij ligji per te perfshire edhe drejtuesit e klubeve sportive.Kjo mbasi sporti, nje lloj si arsimi dhe dija eshte nje e mire publike kudo ne boten e qyteteruar dhe jo nje ndermarrje kriminale, qe pjell para kriminale dhe ne disa raste edhe ngjarje te dhimbshme kriminale si kjo e djeshmja.Me kete rast, e ftoj median te shprehe solidaritetin e vet me kolegeun e demtuar per shkak te detyres dhe te gjithe duhet te falenderojme policine qe hodhi hapin e pare per ndeshkimin ligjor te dhunuesit te veshur me pushtet ne lemin e sportit. Ecuria e procesit duhet ndjekur ne vijimesi…Kaq, me e pakta qe mund te behet… E publikuar në profilin e tij në Facebook