Thirrje e hapur për zt. Adriatik Llalla
Thirrje e hapur për zotin Adriatik LLalla, Prokurori Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë.I nderuar zoti Prokuror, nëse je shqiptar me gen dhe me kontribute atdhetare si edhe keni deklaruar kur u emëruat në atë postë, duke rrëfyer persekucionin e familjes suaj në periudhën e komunizmit, nëse jeni të vendosur që të luftoni krimin dhe korrupsionin si edhe jeni shprehur herë pas herë, nëse e ndjeni veten se më në fund përball shikimit të fëmijëve të tu jeni një baba i ndershëm.Ju kërkoj publikisht si qytetar që të bllokoni llogaritë 40 milion euro të gjyqtarëve prokurorëve dhe shtetarëve si edhe është deklaruar nga organi kompetent, si para të pajustifikuara nga pagat dhe të ardhurat e tjera.Në se Ju do ta bëni këtë veprim ligjor dhe do nisni hetimin Ju do t'i lini vetes dhe vendit një emër të mirë, nëse nuk e bëni atëherë zgjidh e merr, ose jeni si ata/ato ose nuk jeni i zoti ta bëni atë punë!Në këtë jetë dy gjëra ka ose nderi ose turpi…jeni në momentet e fundit që të zgjidhni!Në pritje dhe me durimPërparim Kabo, profesor Filozofie.