Rekordi i Facebook, 1 miliard përdorues në një ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2015, 15:38
Rekordi u arrit të hënën më 24 gusht dhe ai që e deklaroi këtë gjithë krenari ishte vetë themeluesi i rrjetit social, Facebook, Mark Zuckerberg.“Sapo kemi arritur një moment historik,” tha shefi ekzekutiv Zuckerberg, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Facebook informoi se “të hënën një në shtatë njerëz në botë kanë përdorur faqen e facebook” që do të thotë se rrjeti social ka arritur 1 miliard përdorues në një ditë .Në faqen e tij, Zuckerberg gëzoi arritjen e produktit të tij duke publikuar një video të festimit të momentit historik
/Oranews.tv/