Ja çfarë ndodh me trupin kur humbet shumë peshë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2014, 10:52
Një 21 vjeçar ka postuar një video teksa tregon pasojat e humbjes së peshës së tij trupore.Ai peshonte 163 dhe nëpërmjet një diete dhe ushtrimeve fizike ka arritur të humbë 90 kilogramë. Edhe pse tani ka një trup me muskuj, lëkura e tij është “problem”.Megjithatë John David Glaude nga Kalifornia tani ndihet më mirë dhe jep një mesazh “Ndihuni gjithmonë mirë me trupin tuaj”.