Aurela Hoxha ndryshon "biznes", tashmë me fustane nuserie
As Aurela Hoxha nuk i ka shpëtuar “manisë” së pasurit një dyqan me fustane nuserie. Siç duket ky “biznes” mund të jetë fitimprurës për shkak se shumë personalitete të njohur si Alketa Vejsiu, Ami dhe Ermal Mamaqi por edhe ndonjë tjetër po merret me këto fustane lukoze.Ish modelja dhe tashmë stiliste ka njoftuar në Instagram për këtë veprimtari të saj.“ Miqtë e mi, kisha dëshire të ndaj me ju, projektin tim më të ri. Ashtu sikurëse e kam thënë disa herë , puna ime është dhe pasioni im më i madh, ndaj dhe nuk lodhem kurrë duke eksploruar në të... Kjo që shikoni në foto është vecse një pjesëz e vockël e show-roomit të fustaneve të nusërisë dhe të mbremjes të cilin po e sjell për ju' Duke shpresuar që të jem pranë jush në ditën më të rëndësishme të jetës tuaj, ju dërgoj një puthje të madheee #JuDua”-ka shkruar ajo në një foto të publikuar.
