Të rruhesh kushton, mjekra tashmë në modë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2014, 09:58
Në SHBA është rritur numri i burrave që lënë mjekrën. Shkak është rritja e vazhdueshme e çmimit të brisqeve dhe shkumës. Të shumtë janë amerikanët që nuk rruhen më dhe për prodhuesit e këtij sektori bie këmbana e alarmit. Për herë të parë që prej recesionit, shpenzimet globale të konsumatorëve vitin e kaluar ra nën 2.3 milionë dollarë. Njerëzit janë të lodhur me rritjen e vazhdueshme të çmimit të brisqeve një përdorimshe./Oranews.tv/