Aksidentohet reperi Noizy
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2014, 20:13
Durrës-Këngëtari i muzikës rep Noizy është aksidentuar teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në autostradë në hyrje të Durrësit.Reperi i muzikës shqiptare i ka rënë nga prapa një kamioni. Noizy ka marrë plagë të lehta, ndërsa mjeti i tij ka pësuar dëmtime.Në momentin e aksidentit këngëtari ishte duke udhëtuar vetëm.