Noizy reagon pas aksidentit "Falë Zotit jam gjallë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2014, 08:16
Fatmirësisht reperi i njohur Noizy nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti i mbrëmshëm. Ai ka postuar në Instagram një foto pas aksidentit të tij duke shkruar “Still Alive Love you All ThankGod “.Këngëtari i muzikës rep Noizy është aksidentuar teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në autostradë në hyrje të Durrësit.Reperi i muzikës shqiptare i ka rënë nga prapa një kamioni teksa po udhëtonte vetëm.