Kaka ndahet nga bashkëshortja
Futbollisti Kaka ka vërtetuar zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij Caroline Celico, kur lojtari u largua nga Milani për t’u transferuar tek San Paolo e tani, zëdhënësi i mesfushorit brazilian ka konfirmuar ndarjen: "Janë ndarë, por nuk mund të jap asnjë detaj. Janë gjëra private".Kaka është martuar me Caroline në vitin 2005 dhe pas nëntë vitesh martesë ka ardhur divorci. Në një intervistë të mëparshme për revistën "Epoca", Caroline thoshte: "Jemi lidhur që kur ishim 13 vjeç dhe u martuam kur mbushëm 18 vjeç. Është normale që një marrëdhënie e tillë të ketë kriza".Sipas faqes braziliane "Ego", një nga motivet kryesore të ndarjes është zgjedhja e Kaka për të luajtur në SHBA. Nga janari i ardhshëm braziliani do të luajë për Orlandon.