"Teston" dashurinë e të fejuarit duke u shfaqur si plakë, ai e braktis në altar

Një nuse e re është braktisur nga i fejuari në ditën e martesës pasi i është shfaqur atij me një “fytyrë të vjetër” pas një make up-i të tillë.Vajza e veshur me fustan nuserie është shfaqur përpara burrit të ardhshëm duke e pyetur “Do më duash edhe kur të plakem?”Por burri është konfuzuar duke i thënë që ta fshijë këtë make up. Kur ajo ka refuzuar ta heqë, atëherë ai është larguar duke  e lënë vajzën në lot dhe dëshpërim.Ngjarja ka ndodhur në Shenzhen të Kinës.