Shikoni reagimin e Irines kur gazetarja ngacmon Ronaldon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2014, 10:11
Modelja ruse, Irina Shayk, ka xhelozuar për Cristiano Ronaldon gjatë ndarjes së çmimeve nga LFP për sezonin 2013/2014. Cristiano Ronalo i shoqëruar nga e dashura, modelja ruse, Irina Shayk ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve nga LFP për sezonin e kaluar.Por, këtu nuk shkoi gjithçka mirë. Irina ka filluar të xhelozojë për Ronaldon pasi moderatorja, Eva Hache ka thënë: “Ti je ai njeri, që në jetën time të kam parë më shumë me të brendshme”. Por këto fjalë e kanë bërë xheloze bukuroshen ruse, teksa në video shikohet reagimi i saj.
