Fotografja dokumenton "vdekjen" e bashkëbisedimit në jetën reale

Nëse smartphone-t tanë e kanë shumë të lehtë të na lidhin me njerëz në të gjithë globin, ata shpesh mund t’a kenë të vështirë të na lidhin ballë për ballë.Fotografja e cila jeton në Londër, Babycakes Romero, nuk ka vetë një smartphone, në vend të kësaj ajo ka zgjedhur të marrë një kamera në dorë dhe të pasqyrojë atë çfarë njerëzit nuk e vënë re në jetën e tyre të përditshme.Në një seri fotosh, Romero kap momente ku njërëzit duken më të lidhur me pajisjet e tyre digjitale, se sa me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu një “dhimbje” për të ardhmen e bashkëbisedimit, e cila sa më shumë kalojnë vitet, po shkon drejt një zbehje.Të gjithë njerëzit e fotografuar nga Romero- në restorant, në rrugë, në shtëpi, në qëndër tregtare, etj - kanë një të përbashkët, janë të gjithë të lidhur shumë ngusht me smartphone-t e tyre, ndërkohë që nuk bisedojnë me personin që kanë në krah.Mesazhi i Romeros ka qënë shumë i thellë, që përmes fotove të terheqë vemendjen dhe të edukojë njerëzit, që po degradojnë bisedën dhe kominukimin ballë për ballë, duke e zevëndësuar atë me teknologji./mp/oranews.tv/