Roberto Cavalli fton në hotel Çiljetën, Bleona i bashkohet propozimit

Çiljeta është lakmuar përsëri nga stilisti i famshëm Italian Roberto Cavalli. Këngëtarja e cila ka postuar një foto në Instagramin e saj ka marrë një koment nga Cavalli. “I am in Dubai….. Royal Mirage Hotel” (Unë jam në Dubai, në hotelin ‘Royal Mirage”), ka shkruar Cavalli. 

Kurse Çiljeta është përgjigjur “Lucky you dear @robertocavalli I am home sweet home. ciljetaxhilaga 

robertocavalli much love from Albania. (Lum ti i dashur, robertocavalli. Unë jam në shtëpi të ëmblën shtëpi. Shumë dashuri nga Shqipëria) – ka shkruar këngëtarja. Por edhe Bleona Qereti ka komentuar në këtë foto, duke dashur “të ndërhyjë”. “

O Ylliiiiiiiiiii Sa bukur ke dalë këtu. @ RobertoCavalli Ciao amore” (RobertoCavalli përshëndetje i dashur). Por më vonë mesazhet e tyre janë fshirë, duke lënë më pas replica të fansave duke e kritikuar Bleonën, dhe dy bukurosheve që kanë kthyer përgjigje diplomatike atyre.