Prezantuesi i radios deklaron se po merr trajtime për t’u bërë grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2014, 08:10
Një prezantues radioje popullore ka deklaruar se ai po merr disa trajtime për t’u shndërruar në një grua.Simon Hirst, 39 vjeç, tronditi dëgjuesit e radios kur papritur ai u largua nga programi i mëngjesit Hirsty Daily Dose që transmetohet në stacionin Capital FM Yorkshire.Ai zbuloi në një intervistë ekskluzive me Stephen Nolan në BBC Radio 5 Live se ai po ndryshon gjininë në mënyrë që të jetojë jetën si një grua.Ai tha tek Nolan se është në gjysmën e rrugës nw trajtimin e ndyshimit gjinor, dhe këtë javë, ai ndryshoi emrin e tij duke e bërë Stephanie Hirst.Hirst tha se ai e kishte marrë vendimin që të bëhej grua, sepse ai nuk ndihej i plotë, rehat, ishte si i mbyllur dhe “nuk donte që të fshihej më”.