Bleonës i vjedhin pasaportën në Milano, shteti shqiptar e pajis me pasaportë brenda natës

Natën e djeshme Bleona ka lajmëruar se është grabitur në Milano dhe nga kjo grabitje ka humbur stoli me vlerë shumë të madhe dhe ndër to edhe dokumenta si pasaporta dhe mjete indentifikuese.Por këngëtarja e cila nuk ka qënë vetëm në këtë që i ka ndodhur është ndihmuar nga krerët e shtetit duke e pajisur atë më pasaportë të re që të rifillojë aktivitetin e saj.Bleona ka falenderuar të gjithë për mbështetjen në një postim në Facebook.“Miqtë e mi, mbrëmjen e së premtes, u gjenda në një situatë aspak të këndshme, në mes të Milanos, e grabitur, pa pasaporta dhe pa asnjë prej bagazheve të mia. Nuk dua të tregoj shumë detaje nga historia famëkeqe, thjesht dua t’ju them se dje (ditë e shtunë) falë përgjegjshmërisë dhe dashamirësisë së pamatë nga ana e shtetit shqiptar, unë u pajisa me pasaportë, për të vijuar e lirë aktivitetin tim si këngëtare. Faleminderit edhe një herë ministrave dhe stafit të të dy ministrive, asaj të Brendshme dhe të Jashtme, për ndihmën e pakursyer që më ofruan. Faleminderit dhe juve të gjithëve për mesazhet e ngrohta që më keni dërguar. Ju jeni pasuria më e madhe që kam në jetë, ju, SHQIPTARIA ime. Ju dua Shqipëri! #Faleminderit#Krenare #Shqiptare #Bleonaire”-ka shkruar ajo.