Kevin Costner në "Black&White", një film për racizmin

Kevin Costner, fituesi i çmimit Oscar,  dhe Octavia Spencer ishin të pranishëm në tapetin e kuq në premierën botërore të filmit të tyre të fundit "badh e zi" në Toronto. Filmi është veçanërisht i rëndësishëm për Costner, pasi filmi ëshët realizuar me vetë paratë e aktorit. Në dramë, Costner luan rolin e nje burri të ve i cili ka rritur i vetëm mbesën e tij Eloise.Kur bashkëshortja e tij ndahet nga jeta, ai kujdeset  për të, derisa gjyshja afrikane nga ana e babait , një rol i luajtuar nga Octavia Spencer, përpiqet të marrë kujdestarinë, duke ngritur edhe akuza të rënda.  "Jo të gjithë filmat bëjnë dicka të tillë, apo japin mesazhe te tilla. Ky film më ka ndihmuar thjesht si person dhe mendoj se do të ndihmojë shumë persona të tjerë të cilët përballen me situate të ngjashme, dhe gjithashtu na tregon se ku jemi me racizmin.”-tha Costner.Sa i perket faktit që ai e ka financuar vetë filmin, aktori hollivudian tha se e mori këtë vendim pasi të gjitha dyert e studiove filmike i mbyllën derën. "Ky nuk është film i madh dhe nuk është normalisht film komercial, dhe në këtë pikë studio e prodhimit të filmave nuk e shikojnë sic e shoh unë këtë film', deklaron Costner.Aktori shton se janë gjerat e vogla që i japin kuptim jetës dhe ai mendon filmi i titulluar “black and white” do të jetë njësoj si filmat e mëdhenj "Field of Dreams", "Bull Durham" dhe "Vallet, të cilët u realizuan me buxhet të vogël. Octavia Spencer ndërkohë thotë se ndihet krenare qe është pjesë e këtij filmi. Ajo thotë se Hollywoodi e shmang  filmin për shkak të tematikës së debatueshme.