Elefanti qan, lirohet pas 50 vitesh lidhur me zinxhirë

Fotot tregojnë më së miri gëzimin e pafund të elefantit i cili është torturuar dhe mbajtur lidhur me zinxhirë për 50 vjet me rradhë.Një grup prej 10 personash nga një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve të egra nga “Wildlife SOS” ka ndërmarrë aksionin për shpëtimin e elefantit, të ndihmuar edhe nga oficerë policie në një zonë të Indisë.Dhe në momentin që elefanti u lirua nga zinxhiri shihen qartë lotët e tij nga gëzimi.  Ai është transferuar shumë larg vendit të robërimit, të cilin e kanë mjekuar dhe ushqyer.