Gruaja aborton fëmijën pa ditur se kishte binjakë, fëmija tjetër shpëton mrekullisht
Kur Michelle Hui dështoi fëmijën e saj pas 6 javësh shtatzani, ajo pësoi një trishtim shumë të madh.Pas kësaj 31 vjeçarja mori një lajm më të keq, duke i thënë që do duhet ti hiqnin mitrën që të mos kishte ndonjë infeksion dhe të pastronin atë nga gjaku i brendshëm.Por kur doktorët po bëheshin gati për të bërë procedurat e tyre finale, ata panë në skaner një rrahje zemre.Ata pas disa kontrollesh u bindën se gruaja kishte qënë shtatzënë me binjakë, dhe gjaku në mitrën e saj kishte formuar një mjegull e cila kishte fshehur embrionin tjetër në barkun e nënës.Sipas tyre kjo ishte një mrekulli ku njëri fëmijë nuk ka shpëtuar, ndërsa tjetri është rritur në mitër.Michelle Hun dhe burri i saj Ross kanë mirëpritur më vonë fëmijën e tyre si një mrekulli, vajzën me emrin Megan.“Kur pata abortin, isha e tmerruar dhe ishte një eksperiencë që e kalova me dhimbje. Por kur doktorët më thanë që isha shtatzënë me një fëmijë tjetër shpresa u rikthye dhe unë mezi kam pritur të vijë në jetë vajza ime”-ka thënë nëna Michelle.Michelle dhe Ross Hun janë prindër edhe të një vajzë 4 vjeçare dhe djali dy vjeç./mv/oranewsonline/