Vetullat e 13-vjeçares pësojnë “djegie” gjatë trajtimit në sallonin e bukurisë

Megan Billingsley së bashku më një miken e mamasë, hyri në një sallon bukurie për t’iu dhënë ngjyrë vetullave të saj, para se ajo të nisej për pushime.Por  menjëherë pas trajtimit ajo kishte nevojë për asistencë mjeksore për shkak të reaksionit alergjik që pësoi në lëkurë, duke i shkaktuar djegie të vetullave.Ajo çfarë më irriton më shumë –shprehet mamaja e Megan- është se estetistja nuk i mori leje shoqes sime duke qënë se vajza është nën moshë, dhe sapo e pashë time bijë në atë gjëndje u mundova t’ia laja vetullat në mënyrë që të largoja bojën. Ajo që kemi frikë më shumë është se kjo do t’i ngelet shenjë përgjithmonë.“Po ashtu edhe kur vajti me pushime në Greqi doktorët i rekomanduan të qëndronte në shtëpi për shakak të ndonjë reaksioni nga dielli. Vajza po përjeton momentet më të këqja të jetës së saj, madje edhe në shkollë nuk do të kthehet më” shprehet sërisht mamaja e Megan në një intervistë për Mailonline.