Ronaldo pret flokët për solidarizim të djalit të sëmurë

Zig-zagu i flokëve të Ronaldos në ndeshjen e së mërkures ka një domethënie shumë humane.Lojtari i Portugalisë në ndeshjen mes ekipit të tij dhe USA ra në sy për  prerjen e flokëve me një stilim zig-zagu që sipas zërave kjo nuk ishte një model i rastësishëm i yllit të futbollit, por në shenjë solidarizimi për një djalë të vogël në Spanjë.Ronaldo ka paguar  50,000 paund për operacionin e Erik Ortiz Cruz, i cili vuante nga një sëmundje në tru.Christiano Ronaldo ka bërë prerjen e flokëve në vendin ku djali i vogël do bënte ndërhyrjen e operacionit./mv/oranewsonline/