Kate Moss sherr me Lindsey Lohan

Sipas “The Sun” modelja Kate Moss është “përplasur” më aktoren Lindsey Lohan teksa kanë qënë në lokalin e natës Chiltren Firehouse, një lokal i cili frekuentohet shumë nga njerëzit e famshëm, në Londër.Bashkëshorti i Moss, Jamie dhe Lohan vitin e kaluar kanë bashkëpunuar në një projekt muzikor, bashkëpunim i cili nuk është parë më sy të mirë nga Kate Moss dhe që atëherë është krijuar një “urrejtje” mes tyre.40-vjeçarja Moss nuk është gëzuar nga lajmi që Lohan do jetë në Londër nga “frika” se mos bashkëshorti i saj do të takohet me Lohan.Dhe ky sherr mes dy VIP-ve ka detyruar Kate të largohet nga Chiltren FireHouse.