Ka 180 mln stërlina pasuri por Sting thotë: S'do ia lë fëmijëve. Duhet të punojnë
Këngëtari Sting, një nga rockstar-ët më të suksesshëm në botë, i cili raportohet të ketë një pasuri prej 180 milionë stërlina, vënë mënjanë falë një pune të lodhshme, sakrifica e sukses nuk e ka të sigurtë nëse do ia lërë fëmijëve të tij.
Të paktën ky nuk është qëllimi i tij. Në një intervistë për Daily Mail këngëtari 62-vjeçar, ylli i muzikës angleze është shprehur kështu: U kam shpjeguar fëmijëve të mi se nuk do të ngelet shumë mënjanë pasi po shpenzojmë shumë. Ashtu siç hyjnë, paratë dalin. Dhe më pas ka shtuar: Duhet të punojnë. Të gjithë fëmijët e mi e dinë dhe të pakta janë herët kur më kërkojnë para. Prandaj i vlerësoj dhe i respektoj."
Këngëtari ka shtuar: Sigurisht jam gati ti ndihmoj nëse i nevojitet, por deri sot nuk ka ndodhur kurrë. Ata duhet të dijnë se për të patur sukses duhet të mbështeten në forcat e tyre"
Kështu Sting ka inkurajuar fëmijët e tij, tre vajza e tre djem, të punojnë siç ka bërë edhe ai gjatë këtyre viteve.