Kërkon një ditë pushimi për babain, Google i plotëson dëshirën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2014, 13:06
Bëhet fjalë për gjigandin e inernetit Google, ku dëshira e vogëlushes Katie është njësoj me miliona fëmijë të cilët për shkak të impenjimeve në punë nuk i shohin shumë prindërit e tyre.Por vogëlushja Katie i ka paraprirë dëshirës së saj dhe shkruan “Të dashur punonjës të Google, a mund ti jepni ditën e mërkurë pushim babait tim , sepse ai vetëm të shtunave e bën pushim. P.S dhe sepse të mërkurën ai ka ditëlindjen”.“Meqë është verë dha babai ka ditëlindjen ai do të marrë të gjithë javën e parë të korrikut pushim” i është përgjigjur kërkesë së vajzës vetë Daniel Shiplacoff (Drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Arkitekt i Google) duke gëzuar kështu të gjithë familjen e vogëlushes.