Gigi D’Alessio së shpejti bëhet gjysh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2014, 19:38
Djali i këngëtarit të njohur Italian Gigi D’Alessio, Claudio dhe partnerja e tij, Nicole Minetti presin të bëhen prindër të një vajze ose djali së shpejti.Nicole Minetti është shprehur për revistat italiane “Të bëhesh nënë është një përgjegjësi e madhe dhe këtë përgjegjësi e marr mbi kurriz bashkë me njeriun e jetës sime, Claudion”.Nicole Minetti dhe Claudio janë takuar vetëm 4 muaj më parë në një plazh në Ibiza, dhe ajo është transferuar nga Milano në Romë ku jeton Claudio, baba i një vajze 7-vjeçare lindur nga një lidhje e mëparshme.