Disa fakte mbi seksin që ju nuk i dinit
Shumica prej nesh kanë mësuar të gjitha llojet e gjërave rreth seksit - nga bisedat me miqtë, edukimin seksual në shkollë, TV apo internet. Disa gjëra që ju mund ti dini edhe nga përvoja.Por, ndërsa ju mund të keni mjaft informata, një pjesë e tyre mund të jetë krejtësisht gabim. Në fakt, njerëzit besojnë të gjitha llojet e gjërave për seksin, por mendohuni mirë se ato nuk janë të vërteta.Ja disa gjëra rreth seksit që ndoshta nuk i dinit:1- Jo gjithmonë të kesh këmbë të madhe do të thotë të kesh një organ gjenital të madh. Nëse tani e mbrapa ju shikoni meshkujt nga këmbët atëherë dijeni se thjesht po e shikoni nga shijet që ka ai për modën.2- Burri arrin orgazëm maksimale që në moshën 18 vjeç ndërsa femra në moshën 28 vjeçare. Kjo ka të bëjë me zhvillimin e hormoneve dhe kur ato zhvillohen më shumë.3- Seksi është ushtrimi më i mirë për të humbur peshë. Të bësh seks do të thotë kënaqësi, çlodhje, por edhe humbje energjie. Me anë të marrëdhënieve seksuale njeriu ushtron trupin e tij duke e mbajtur atë në formë.4- Burrat mendojnë rreth seksit çdo 7 sekonda. Nëse meshkujt janë të përqëndruar në një punë dhe kanë angazhime të mëdha, dijeni se asgjë nuk i ndalon të mendojnë për seksin.5- Nëse vuani nga problemet e zemrës, evitoni seksin. Ai është i rrezikshëm dhe për këtë arsye gjatë aktit seksual ju mund të keni probleme në rrahjet e zemrës.6- Të bësh seks përpara sportit të bën keq. Gjatë marrëdhënieve seksuale trupi pëson lodhje dhe gjymtyrët e humbin elasticitetin e tyre. Nëse ju ushtroni një sport nuk do jeni në gjendje të jepni maksimumin.