Sheh papushim ndeshjet e Kupës së Botës, vdes nga pagjumësia tifozi kinez

Një tifoz kinez thuhet se ka vdekur pasi kishte qëndruar për shumë e shumë netë përpara televizorit për të parë Kupën e Botës.Një burrë 25-vjeçar u gjet në shtëpinë e tij në Suzhou, një zonë pranë Shangait, ulur para një TV të vendosur vetëm disa orë pas ndeshjes së jashtëzakonshme Hollandës-Spanjë 5-1 këtë të premte.Ekpertiza thotë se burri ka pësuar një lodhje të madhe nga pagjumësia dhe trupi i tij nuk ka reaguar më.Salvador, qyteti brazilian ku loja u zhvillua të premten, është 11 orë pas Shangait, që do të thotë tifozët në Kinë kanë për të qëndruar gjatë gjithë natës për të ndjekur turneun.Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar tashmë tifozët e futbollit në Kinë për rreziqet që ata mund të kenë nga pagjumësia.Kjo nuk është hera e parë një tifoz kinez i futbollit ka vdekur pasi kishte qëndruar zgjuar për të parë ndeshjen.Gjatë Euro 2012 një mbështetës i kaloi 11 netë pa gjumë duke parë çdo lojë të turneut dhe vdiq nga lodhja./mv/oranewsonline/